
Redon Ismaili është lojtari 21-vjeçar, që Partizani e afroi këtë merkato për të përforcuar repartin e mesfushës. Në një intervistë për Partizani Channel nga Turqia ku po zhvillohet faza përgatitore, ka folur pas këtij transferimi.
Si do ta konsideroni kalimin tuaj?
Mjaft mirë. Për mua është hap tutje për karrierën. Te Gjilani kam kaluar mirë është ekipi i zemrës ku kam marrë hapat e parë. Tani kalimi te Partizani është hap mjaft i mirë për karrierën time. Shpresoj të bëj mirë këtu.
Debutues në Superiore.
Hera e parë që luaj në këtë kampionat. Mezor e pres të filloj aventurën e re dhe jam mjaft i lumtur që jam këtu dhe shpresoj të arrijmë objektivat me skuadrën.
Atmosfera që keni gjetur.
Dua t’i falenderoj të gjithë për mikpritjen. Atmosfera është e mirë, kemi grup të mirë dhe stërvitjet po shkojnë mirë, besoj do jemi komplet për fillimin e kampionatit.
Çfarë synon Ismaili?
Të arrij objektivat e klubit, pastaj karrierën time që të luaj pas 1-2 vitesh në ligat më të forta europiane.