
Partizani do të luajë të dielën kundër Kastriotit, ndeshje e vlefshme për javën e 26-të të Superiores.
Klubi i kuq ka nxjerrë në shitje çmimet e biletave të cilat do të kushtojnë përkatësisht 1000 lekë dhe 300 lekë. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, 16 herë kampionët e vendit bënin me dije:
“Ju njoftojmë se për takimin ndaj Kastriotit çmimet e biletave në Tribunat respektive të ”STADIUMIT PARTIZANI" do të jenë:
Biletat në Tribunën Qëndrore krahu perëndimor do të kushtojnë 1 000 Lekë
Biletat në Tribunën përballë krahu lindor do të kushtojnë 300 Lekë
Biletat mund ti siguroni nga dita e shtunë ⏰️ 10:00 - 19:00 pranë pikës së shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërsa të dielën biletat mund ti gjeni edhe pranë "Stadiumit Partizani””.