[caption id="attachment_16833" align="alignleft" width="100%" alt="Partizani bën gati rikthimin e Mustafës, vjen konfirmimi" style="display:block"] Argjend Mustafa[/caption]
Argjend Mustafa ka qenë pjesë e Partizanit në fazën e parë të sezonit 2014-2015 dhe më pas firmosi për Laçin. Por, mesfushori 23-vjeçar duket se është në dëshirat e klubit të kuq, ndaj shumë shpejtë mund të vihet nën urdhërat e trajnerit Adolfo Sormani.
Normalisht, skuadra e kuqe dëshiron që të bëjë merkato, sidomos për t'u përforcuar në prag të sfidave të raundit të tretë të Champions League. Konfirmimi për këtë marrëveshje vjen nga burime të Newsport.al pranë lojtarit kosovar. Ai është i lirë pas aktivizimit prej një sezoni e gjysmë te Laçi, ndërsa zëra pranë tij pohojnë se ai ka arritur akordin me të kuqtë. Mbetet vetëm prezantimi i tij.