Parma ngjitet në Serinë B. Skuadra e njohur italiane që shpalli falimentin pak vite më parë ka mposhtur sot në finalen e play-off-it ekipin e Alessandria-s me rezultatin 2-0, falë golave të Scavone në minutën e 11-të dhe Noçiolini në minutën e 67-të.
Një sukses i merituar për një ekip emblemë të futbollit italian që ka promovuar dikur emra futbollistësh si Buffon, Thuram, Crespo e të tjerë dhe trajnerin Ancelotti gjithashtu.
Parma u detyruar ta niste nga pika më e ulët e futbollit italian pas falimentimit të klubit dhe vit pas viti arriti të ngjiste shkallët për të arritur sot në Serinë B, pas finales së play-off-it në Lega Pro të fituar ndaj Alessandrias.
Poll