
Champions League hyn në fazën më të nxehtë të saj teksa 8 ekipet më të mira kanë mësuar kundërshtarët e çerekfinales. Përballje të frikshme dhe emocionuese ku bie në sy finalja e parakohshme mes Bayern Munchen dhe Manchester City, fituesi i të cilës do të përballet me fituesin e Real Madrid – Chelsea.
Legjenda madrilene, Iker Casillas në një intervistë për DAZN ka bërë parashikimin e tij për finalen e 10 qershorit: “Finalja do të jetë Real Madrid – Napoli”, u shpreh ish-portieri.
Për të shkuar deri këtu, rruga do të jetë shumë e vështirë për të dy ekipet. Reali duhet të kalojë Chelsean dhe më pas një mes Bayern e City ndërsa Napoli duhet të mposhtë Milanin me të ciëlt sapo humbën 0-4 në kampionat e më pas një mes fituesit të ndeshjes Inter – Benfica.
Ndeshjet e para të fazës deshjet e para të fazës çerekfinale do të luhen më 11 dhe 12 prill.