Valon Et’hemi është një nga lojtarët protagonist në kampionatin turk. Aktualisht ish-mesfushori i Kukësit mban veshur fanelën e skuadrës së Istanbulspor, teksa ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2025.
25-vjeçari është kthyer në titullar fiks për skuadrën turke, teka paraqitjet e tij pozitive kanë tërhequr vëmendjen e ekipeve të tjera. Sipas “Fanatik” bëhet e ditur se Fenerbahce kërkon shërbimet e lojtarit.
Skuadra nga Stambolli po bën gati 3.5 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij, shumë kjo që kërkon Istanbulspor për të lënë të lirë Et’hemin. Transferimi i 25-vjeçarit mund të bëhet së shpejti dhe nëse ky operacion kontretizohet, atëherë ish-lojtari i Kukësit do të bënte një hap tjetër të rëndësishëm në karrierën e tij.