
Braziliani më i ri i Milan, Lucas Paqueta me klasin e tij është kthyer në protagonist tek kuq e zinjtë.
Ai ka folur sëfundmi për SKY SPORT mbi të sfidat e reja të Milanit, grupin dhe trajnerin.
"Giampaolo për mua është profesor. Ai ka ide të reja dhe është i saktë në transmetimin e tyre. Ka ndryshuar mënyrën e të luajturi dhe është i vëmendshëm ndaj gjithçkaje, kjo na bën të luajmë mirë", ka thënë Paqueta për teknikun italian.
Mbi qëllimet:
"Sot ekipi ka lojtarë të shkëlqyer dhe ka arritur rezultate të mira. Juventus është ekipi i shkëlqyeshëm me lojtar të mëdhenj si Cristiano Ronaldo. Ne meritojmë të luajmë në Champions League, qëllimi ynë me një trajner si Giampaolo është të jemi në vend të parë", shtoi braziliani për Sky Sport.