
carlo Ançeloti është futur në "radarin" e Milanit. Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, kuqezinjtë do të presin Napolin në "San Siro". Pritet një ndeshje e luftuar mes dy skuadrave që kanë pasur shumë probleme në këtë edicion futbollistik. Te Milani situata s'është aspak pozitive. Që pas largimit të Giampaolos, trajneri Pioli nuk ka arritur të ndryshojë atmosferën në ekip. Në pesë ndeshjet e para, ka arritur të fitojë vetëm një.
Nga ana tjetër, edhe Ançeloti është në të njëjat kushte duke mos marrë rezultatet e pritura me Napolin. Të dy trajnerët kanë kontratë deri në vitin 2021 me klubet respektive dhe vështirë se do të jenë në krye edhe në sezonet e ardhshme.
"Tuttosport" raporton se Paolo Maldini ka shprehur hapur dëshirën e rikthmit të Ançelotit në krye të pankinës kuqezi. Sipas legjendës së klubit (tashmë në rolin e drejtorit), vetëm 60-vjeçari mund ta përmbysë situatën te Milani. Edhe pse vitet e fundit janë zgjedhur trajnerë të prespektivës, tashmë duket se është koha për një emër të madh në krye të pankinës kuqezi.