Kombëtarja është një piacë e lartë për çdo lojtar dhe që të paraqet dhe të sjellë në mendjen e gjithë Botës. Duket se së fundmi "përfitues" i aktivizimit me kombëtaren ka qenë edhe Kamer Qaka. Mesfushori që deri para ndeshjes me Turqinë ishte i panjohur për opinionin sportiv dhe që aktivizohet te Politehnica Iași duket se ka ngjallur interesin e disa klubeve të njohura në Europë.
Duke filluar me pretendentët nga kampionati rumun siç janë edhe rekordmenët e Steaua Bukuresht apo edhe CFR Cluj që kanë vënë në shënjestër 22 vjeçarin si një përforcim i duhur për mesfushën. Por interes për Qakën duket se ka paraqitur edhe Shakhtar Donetsk në Ukrainë. Oferta të shumta në drejtim të mesfushorit i cili duhet të "falenderojë" kombëtaren e futbolli dhe trajnerin Panuçi që e zbuloi.