Prej ditësh ka nisur puna për rinovimin e stadiumit të Prishtinës dhe sjelljen e tij në kushtet e kërkuara nga UEFA dhe FIFA. Punimet po ecin me intensitet të lartë dhe pritet që stadiumi të jetë gati në verën e ardhshme. Arsyeja që klubet e Kosovës nuk u lejuan të merrnin pjesë këtë sezon në kupat e Europës ishte mungesa e një stadiumi brenda parametrave. Edhe kombëtarja e Kosovës do i luajë takimet e kualifikueseve të Botërorit 2018 në terren asnjëanës për shkak të mungesës së një stadiumi.
Galeria fotografike ()
Poll