
Milan po mendon për sezonin e ri. Drejtuesit e "Djallit" kanë nisur sot negociatat për shërbimet e Luca Jovic, sulmues i Real Madrid. 22 vjeçari nuk është ambientuar me ligën spanjolle pas largimit nga Gjermania, ndërsa kuqezinjtë e shohin si zëvendësuesin e Ibrahimoviç.
Sipas mediave italiane dhe konkretisht FootballItalia, palët sot kanë nisur kontaktet e para. Kujtojmë se Jovic ka probleme edhe jashtë fushe, ndërsa përgjigjen finale do ta japë presidenti Perez dhe trajneri Zidane.
Poll