
Marcelo do vijojë të jetë pjesë e Real Madrid edhe sezonin që vjen. Pas një takimi me Florentino Perez, palët janë dakordësuar që braziliani i mbrojtjes të mbyllë të plotë kontratën me Galaktikët, kontratë që skadon verën e vitit që vjen.
Mëngjarashi ka qenë pjesë e Galaktikëve për më shumë se dhjetë vite, ndërsa u raportua se këtë verë mund të linte Madridin. Me ardhjen në stol të Ancelottit, ndryshoi edhe mendimi I Marcelo, që do e ketë të vështirë minutazhin me Alaba-n në ekip.
Poll