Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Pako me ushqime dhe lodra për fëmijët, skuadra e volejbollit “Flamurtari” bën gjestin human

Shkruar nga NEWSPORT
Pako me ushqime dhe lodra për fëmijët, skuadra e volejbollit

Festat e fundvitit mezi i presim të gjithë ne, por për shkak të kushteve ekonomike shumë familje nuk kanë mundësi të festojnë njësoj. Një gjest shumë human kanë bërë vajzat e ekipit të volejbollit të Flamurtarit.

Skuadra ka mbledhur pako me ushqime dhe lodra, të cilat do të shpërndahen për fëmijët dhe familjet ne nëvojë. Të udhëhequr nga trajneri i tyre, Shpëtim Abedini vajzat kanë shpërndarë të gjitha pakot.

“Vajzat e ekipit të volejbollit "Flamurtari" mblodhën disa pako me ushqime, veshje, lodra për familjet në nevojë, me rastin e festave të fundvitit !

Sëbashku me Shpetim Abedini trajnerin e tyre dhe Etdion Isufaj nisëm shpërndarjen e tyre në disa familje në nevojë të evidentuara ndër vite si raste sociale !

Shumë pak për hallin e këtyre familjeve por të mbledhura me dashuri dhe zemër plotë të vajzave 6 deri në 14-vjeç si nisëm, dëshirë e tyre personale !”, thuhet në postim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga