Mbrëmjen e djeshme është luajtur ndeshja e fundit e javës së 10-të të Superligës mes Partizanit dhe Skënderbeut. Tifozët e Partizanit kanë shfaqur një banderolë ku shkruhej: "1 grek më pak, 1 bastard më pak". Kaq ka mjaftuar për të ndezur 'zjarrin' te mediat greke ku kanë reaguar menjëherë me shkrimet e tyre, duke thënë se këto parrulla janë anti-helene, pasi i referoheshin Konstantin Kacifës, i cili u vra në fshatin Bularat nga Renea.
"Një flamur anti-helenizëm për vdekjen e Kacifës në një ndeshje futbolli në Shqipëri. Tifozët e Partizanit kanë vendosur parulla me përmbajtje anti-helene duke iu referuar rastit të vdekjes së Konstantin Kacifës në fshatin Bularat. Një provokim i pastër", thonë ndër të tjera mediat greke.