
Interi do të luajë ditën e nesërme sfidën e javës së 6-të të Serie A ndaj Parmës. Zikaltërit presin në orën 18:00 Parmën në "San Siro" dhe pas fitores javën e kaluar ndaj Genoas kërkojnë të marrin 3 pikët e radhës.
Trajneri Conte është në "hall" për shkak të mungesave të shumta që ka për këtë ndeshje. Lukaku dhe Sanchez me shumë mundësi nuk do të jenë gati pasi janë të dëmtuar, ndërsa Skriniar vazhdon ende të jetë i infektuar me Covid-19.
Duke parë këto mungesa, Conte ka vendosur edhe lojtarët që do të zbresin në fushë. Në sulm në krah të Lautaros pritet të luajë Perisic, ndërsa në mbrojtje Darmian nga e majta dhe Hakimi nga e djatha. Gjithashtu do të ketë minuta si titullar edhe për Eriksen me Vidal që duhet të bëjë pushim.
INTER (3-4-1-2): Handanovic; D'Ambrosio, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Brozovic, Barella, Darmian; Eriksen; Perisic, Lautaro