Rey Manaj që prej janarit të këtij viti është pa ekip teksa shkëputi kontratën me Watford në Angli ndërsa në dritarën e transferimeve të janarit, nuk preferoi asnjë nga ofertat e skuadrave spanjolle e italiane duke vendosur të presë deri në verë.
Që prej asaj kohe, sulmuesi është stërvitur individualisht mes Anglisë dhe Italisë. Mirëpo, në këto temperature të nxehta, është momenti për disa pushime verore në bregdet. Manaj ka mbërritur në Shqipëri ku do të kalojë disa ditë pushime dhe në llogarinë e tij në Instagram ka postuar një foto nga Saranda.
Kjo verë pritet të jetë e fundit për të si ‘i papunë’ me sulmuesin që duhet ‘urgjentisht’ të gjejë një skuadër për të rifituar sërish edhe një ftesë nga Kombëtarja shqiptare.
[caption id="attachment_700669" align="alignnone" width="700"] Foto e postuar nga Rey Manaj ne Instagram[/caption]