Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ozil la futbollin, Ribery jep një mesazh të veçantë: Do të mbahesh mend gjithmonë...

Shkruar nga NEWSPORT
Ozil la futbollin, Ribery jep një mesazh të veçantë: Do
Mesut Ozil vetëm para pak kohe njoftoi largimin nga futbolli profesionist. 34-vjeçari aktivizohej në Superligën turke dhe vendosi që i kishte ardhur fundi i karrierës së tij. Turko-gjermani ka luajtur për ekipe prestigjioze si Real Madrid dhe Arsenal. Për shumë ai do të njihet si njeriu-asist, sepse me topat e tij dhuroi falas shumë gola për sulmues si Ronaldo, Benzema apo Giroud. Për largimin e tij nga futbolli ka folur edhe Franck Ribery. Francezi shpesh e ka pasur kundërshtar Ozilin megjithatë nuk ka nguruar të shpresh admirimin e tij për karrierën e pasur të mesfushorit. “Do të kujtoheni si një lojtar i vëçantë, i jashtëzakonshëm nga kushdo që di diçka për futbollin. Shijoje pensionimin tënd, Vëlla!, shkruan Ribery në Twitter.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga