
Erzeni u barazua në minutat shtesë nga Kukësi në “Niko Dovana”. Golit të Ilirid Ademit iu përgjigj në minutat shtesë të sfidës Barbosa. Anteo Osmanllari dha edhe asistin te goli i shijakasve.
Pas këtij barazimi Osmanllari për “Oversport” deklaroi se:
Barazimi? Jam i kënaqur për asistin tim të parë që dhash, por jam i mërzitur që pësuam gol në minutat shtesë.
Dueli me Ndrecën? Është një lojtar cilësor, pasi ka vite që luan në elitë dhe ishte një duel i fortë. Gjithçka që bëjmë në ndeshje është e stërvitur dhe e gjitha ishte e mirë menduar.
Europa? Kemi besim, kampionëti është i barabartë për të gjitha ekipet. Pse mos të shpresojmë dhe ne. Kemi harmoni në grup dhe shpresoj që të arrijmë objektivat.
Idhull? Më i madh është Cristiano Ronaldo. Joan Cancelon për pozicionin që ka në fushën e lojës.