
Partizani do të presë Laçin në “Arenën e Demave” sot në orën 17:00, një ndeshje e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Të kuqtë duan fitoren e rradhës për të thelluar diferencën me Tiranën dhe për të vazhduar ndjekjen e Egnatias kryesuese.
Laçi nga ana tjetër është në kërkim të pikëve për t’ju larguar vendit ‘Play-Out’ dhe për të konsoliduar pozitën në mestabelë.
Orges Shehi dhe Mirel Josa kanë zgjedhur formacionet titullare duke vendosur nga mintua e parë lojtarët më të mirë të mundshëm teksa janë të penalizuar edhe me dëmtime.
Formacionet zyrtare:
Partizani (4-3-3): Qirko; Hadroj, Sota, Janjeva, Atanaskoski; Murataj, Magguete, Rrapaj; Taipi, Mensah, Cara. Trajner: Orges Shehi
Laçi (4-3-3): Dajsinani; Mjaki, Dajko, Paulo Silva, Qato; Ujka,, Kryeziu, Myrta; Barjamaj, Sobowale, Cordeiro. Trajner: Mirel Josa