Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Orges Shehi në “delir”, blerjet “BIG” zbresin në stërvitje me Tiranën

Shkruar nga NEWSPORT
Orges Shehi në “delir”, blerjet “BIG” zbresin

Tirana ka udhëtuar ditën e djeshme drejt Ohrit në Maqedoninë e Veriut, aty ku do të zhvillojë fazën përgatitore para ndeshjeve kualifikuese të Conference League. Bardheblutë kanë mësuar edhe kundërshtarin që do të jetë Dinamo Batum i Gjeorgjisë. Me ekipet nga ky vend, 26 herë kampionët e Shqipërisë u ka ecur mjaft mirë teksa kanë vetëm fitore.

Merkatoja ka qenë ndër më të bujshmet e viteve të fundit me emra lojtarësh që flasin vetë. Nisën me Kaina Nunes dhe Gentian Selmani ndërsa vijuan me Latifin, Obanor, Albi Dokën dhe Gledi Micin. Drejtuesit pritet të bëjnë edhe një afrim dhe do të mbyllin merkaton. Duhet zëvëndësuar Albano Aleksi dhe emri më i afërt është ai i Fjoart Jonuzit, të cilin vetëm firma e ndan me kryeqytetasit.

Nga e gjithë kjo sigurisht gëzon në maksimum trajneri Orges Shehi. Më në fund, pas shumë peripecive, vuajtjeve dhe sakrificave të këtij sezoni, ai do të ketë një ekip të plotë me emra që bëjnë diferencën edhe nga stoli.

Ditën e sotme, të gjithë afrimet e verës kanë zbritur në stërvitje ku i janë bashkuar grupit të plotë. Më 13 korrik do të zhvillohet ndeshja e parë me Dinamo Batumi në Shqipëri ndërsa e kthimit, një javë më vonë në transfertë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga