Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Organizoi turne në Ballkan, kampioni i tenisit pozitiv me Covid-19

Shkruar nga NEWSPORT

Coronavirusi është rikthyer në sport, ndërsa katër tenistë dhe një pjesë e ndihmësave të tyre kanë rezultuar pozitiv në turneun që organizoi kampioni i botës Novak Djokoviç në Serbi e Kroaci. Edhe ylli serb rezulton pozitiv. Të kritikuar nga të gjithë se nuk kishin marrë asnjë masë për Covid-19, sportistët dhe trajnerët i janë nënshtruar tamponëve, nga të cilët kanë dalë pozitiv 5 persona.

Grigor Dimitrov dhe Borna Coric ishin konfirmuar dje pozitiv, ndërsa edhe Viktor Troicki rezulton si i prekur nga virusi. Veç tre tenistëve, edhe trajneri i Djokoviç dhe përgatitësi atletik i tij kanë rezultuar pozitiv. Kjo gjë ka sjellë alarm te serbi, që është nisur menjëherë drejt Beogradit për të bërë testet e radhës, nga ku ka rezultuar edhe ai pozitiv. Në turneun "Adria" ka qenë prezent edhe kryeministri kroat Andrej Plenkovic dhe zyrtarë të tjerë, që i janë nënshtruar testeve.

Borna Coric dhe Viktor Troicki 
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga