
Oltion Rapa dhe Franc Veliu janë dy lojtarët që do të largohen nga Gjilani në këtë merkato vere. Mediet në Kosovë raportojnë se dy futbollistët shqiptarë nuk janë në planet e klubit kosovar për sezonin e ri. Kësisoj e ardhmja e tyre pritet të jetë larg gjilanasve. “Kanal 10” bën me dije se drejtuesit nuk i kanë ofruar rinovimin pas përfundimit të kontratës.
Pritet me interes të mësohet se cila do të jetë e ardhmja e tyre, lojtarë që edhe në Superiore kanë lënë gjurmë me ekipet që kanë luajtur. Kujtojmë që Rapa shkëlqeu me Luftëtarin, ndërsa Veliu ka luajtur për disa vite me Flamurtarin në elitë. Tashmë të dy futbollistët mund të jenë opsion i mirë për Superligën Shqiptare.
Poll