Iamael Bennacer u dëmtua në ndeshjen e parë të të gjysmëfinaleve të UEFA Champions League ndaj Interit. Pas kontrolleve të detajuara mesfushorit i duhej të kryente një operacion në gju. Sot numri 4-të iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale nga ku doli me sukses.
Milan bën me dije sesa pritet të mungojë lojtari. Në një njoftim për shtyp klubi njofton se Bennacer do të jetë të paktën 6 muaj jashtë fushave.
Njoftimi i plotë i AC Milan: “Ismael Bennacer iu nënshtrua artroskopisë së gjurit të tij të djathtë. Riparimi i lezionit kondral u krye me sukses nga doktor Bertrand Sonnery Cottet në prani të menaxherit të zonës mjekësore Rossoneri, Stefano Mazzoni. Koha e rikuperimit vlerësohet të paktën 6 muaj”.
Poll