
Arsenali nuk ia doli këtë sezon të fitonte titullin kampion edhe pse për javë të tëra po udhëhiqte Premier League. Mikel Arteta nuk mundi të fitonte garën me Pep Guardiolën dhe pas këtij dështimi në merkaton e verës pritet që “Topçinjtë” t’i nënshtrohen një revolucioni.
Operacioni “fshesa” do të prekë plot 14 futbollistë mes tyre edhe Granit Xhaka, ndërsa kanë bërë gati “valixhet” për t’u larguar nga “Emirates”. Do të largohen të gjithë ato lojtarë që nuk janë pjesë e planeve për sezonin e ardhshëm nga Arteta. Ky i fundit kërkon përforcime në ekip që të mund të luftojë për trofe sezonin e ardhshëm.
Poll