
E pabesueshme lajmi që vjen nga “Mundo Deportivo”. Barcelona pavarësisht problemeve fianciare në të cilat prej vitesh tashmë ndodhet, përsëri nuk ka ndërmend të ndalojë. Katalanasit po mendojnë goditjen e madhe gjatë merkatos së verës.
E pikërisht kjo ka të bëjë me Kylian Mbappe, dhe sipas informacioneve sulmuesi francez mund të largohet nga PSG.
Përveç kësaj, raportohet se ka një klauzolë të veçantë në marrëveshjen aktuale të Mbappes me PSG-në që e lejon atë të largohet nga klubi për sa kohë që ka 'arsye bindëse' për largimin e tij.
Nuk duhet ta besoni këtë thashethem, pasi në Spanjë është dita e gënjeshtrave dhe “Mundo Deportivo” po shpërndan informacione transferimi të “çmendura” si ky rasti i Mbappe.