
Manchester United duket se ka gjetur sërish ADN-në e humbur gjatë kohës së Jose Mourinhos. Me ardhjen e trajnerit të ri Solskjaer, ekipi po gjen sërish sulmin dhe futbollin spektakolar. Një dozë të këtij futbolli e morëm, të shtunën në fitoren e madhe 1-5, ndaj Cardifit në transfertë.
Trajneri norvegjez ka folur përpara mediave dhe ka dhënë lajmin që tifozët e Manchester-it prisnin kaq kohë. Ai ka thënë: "Të gjithë po presin që ekipi të luajë në sulm dhe kjo gjë do të ndodhë këtej e tutje. Ndeshjen e ardhshme, në fushën tonë, do ta demonstrojmë këtë. Ekipi jonë e ka në ADN sulmin. Kështu jemi mësuar, kështu është historia e klubit. Kur shënojmë një gol duam të dytin, kur shënojmë të dytin, hidhemi në sulm për të tretin".