Florent Hadërgjonaj ka mundësi të zgjedh Përfaqësuesen e vendit të vet, Kosovën, para asaj të Zvicrës.
Albert Bunjaku, tha të hënën se janë duke përgatitur dokumentacionin për të sjellë Florent Hadërgjonaj , por nga lojtari akoma nuk ka një konfirmim në lidhje me këtë çështje.
Duket se Hadërgjonaj është duke pritur një ftesë nga Kombëtarja e Zvicrës. Mbrojtësi i djathtë i Ingolstadit , ekip që luan në Bundesligë, ka postuar të hënën një foto pa lënë ndonjë koment, por duke shkruar emrin e shtetit të Kosovës dhe Zvicrës.
Pas këtij postimi ai është bombarduar me komentet e shumta të shqiptarëve, të cilët i kërkojnë të luajë për vendlindjen e tij.
Njëri nga komentet mbi foton e tij kishte një mesazh epik brenda. Shqiiptari i cili jeton në USA, i ka bërë një ofertë mjaft interesante lojtarit:
“O vëlla sa para kërkon, unë jetoj në Amerikë, betohem që do të mbledh sa të duash vetëm prano luaj për Kosovën, nderoje vendin tënd, shkrujem në privat sa të duash”, është mesazhi i tifozit, në profilin e të cilit shkruan se është kontabilist në Neë York.
Hadërgjonaj është talenti i spikatur dhe afrimi i 21-vjeccarit në Kombëtaren e Kosovës, do e ndihmonte mjaft ekipin në repartin e mbrojtjes.