Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Ka luajtur me Anderlecht, kampionët “blindojnë” mbrojtjen me afrimin “BIG”

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ka luajtur me Anderlecht, kampionët “blindojnë”
Drita

Para disa minutash klubi i Dritës ka njoftuar marrëveshjen me mbrojtësin nga Mali Abdoul Karim Dante, e cila do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2027-të.

27-vjeçari ka një karrierë të pasur, pasi ka luajtur edhe me gjigantët belg të Anderlecht. Eksperienca e fundit futbollistike për qendërmbrojtësin ka qeën te Panevezys në Lituani. Me këtë përforcim, skuadra nga Gjilani rrit kualitetin në prapavijë.

Pas 20 javësh në Superligën e Kosovës, Drita mban vendin e 3-të me 35 pikë, 1 më pak se Ballkani dhe Prishtina kryesuesë. Postimi i klubit të Dritës: “Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë me futbollistin tonë më të ri, Abdoul Dante.

Dante luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe së fundmi ishte pjesë e kampionatit të Lituanisë, duke luajtur për një nga ekipet më të mira të kampionatit, FK Panevezys, ku dhe ka zhvilluar 30 ndeshje gjatë sezonit që përfundoi në dhjetor. Abdoul Dante ka nënshkruar kontratë me ne deri në qershor 2027”.    

 

Poll

Lexo gjithashtu