Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ofertë për yllin e skuadrës, Chelsea përgatit largimin e lojtarit

Shkruar nga NEWSPORT
Ofertë për yllin e skuadrës, Chelsea përgatit largimin e

Ekipi i drejtuar nga Frank Lampard po surprizon këtë edicion në Premier Ligën angleze, teksa renditen të katërtët me 23 pikë. Blutë e Londrës vuajnë një dënim nga UEFA dhe si pasojë e Fair Play Financiar nuk kanë mundur të hyjnë në merkato. Kjo gjë nuk i ka penguar drejtuesit që të zbulojnë te të rinjve të ekipit "xhevahirët" e së ardhmes. Shitja marramendëse e Hazard apo sistemimi i Moratas, kanë sjellë të ardhura të mira në arkën e Chelsea.

Një lajm i fundit vjen nga Turqia. Është Fenerbahçe ajo që duket se ka bërë një ofertë për të siguruar shërbimet e Pedro Rodrigez, spanjollit që nuk po luan si titullar nën urdhrat e Lampard. 32 vjeçari ka zhvilluar vetëm tre paraqitje këtë edicion në Premier Ligë, duke e parë janarin si "shpëtim" për të kaluar në një ekip ku do të ishte titullar absolut. Edhe gjatë verës, në drejtim të sulmuesit kishte oferta nga Italia dhe Gjermania, por zgjedhja e tij për të qëndruar në ishull rezultoi e pasuksesshme.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga