Trajneri Gustavo Poyet konfirmon mbërritjen e Carlos Tevez te Shangai Shenhua: “Mungon vetëm zyrtarizimi. Do të jetë futbollisti më i paguar në botë me 40 milionë euro rrogë në vit”.
Merkatoja kineze sa vjen dhe rrit më shumë “pjacën”.
Shanghai Shenhua është duke përgatitur ofertën më të padëgjuar ndonjëherë në botën e futbollit, pikërisht për Carlos Tevez.
Ai që konfirmon lajmin është pikërisht trajneri i skuadrës kineze, i cili ndër të tjera deklaron për mikrofonin e “La Red”: “Po pres vetëm konfirmimin 100%. Nuk dua të tregohem i pasaktë, por duket se kjo punë ka mbaruar dhe kanë mbetur vetëm detajet e prezantimit të sulmuesit argjentinas te skuadra jonë”.