
Vllaznia dhe Flamurtari kanë një synim të përbashkët në merkato, të firmosin me futbollistin Ervis Kaja. Mbrojtësi i cili ka luajtur më shumë ekipe të ndryshme në Superiore tashmë është vënë në shënjestër nga trajnerët Cungu dhe Magani.
Por afrimi i Kajës nuk do të jetë aspak i lehtë për klubet e Superiores. Kaja është nën kontratë me klubin e Apolonisë, dhe më parë duhet të tërheqë dokumentat nga ekipi i Kategorisë së Parë për të hyrë në negociata me klubet e interesuara.
Burime pranë newsport.al bëjnë me dije se me shumë mundësi Kaja do të jetë futbollisti i ri i Flamurtarit.
Poll