
Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë për herë të parë një seleksionim me futbollistët e rinj shqiptarë, të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Seleksionimi do të zhvillohet në datat 20 dhe 21 maj 2023 në zonën e Nju Jorkut.
Seleksionimet janë të fokusuara te lojtarët e vitlindjeve 2005-2006-2007-2008-2009, ndërsa aplikimet janë të hapura edhe për futbollistet vajza pa kufizime moshe.
Për të marrë pjesë në seleksionime, të interesuarit duhet të dërgojnë të dhëna nëpërmjet adresës së e-mailit [email protected] ku të specifikojnë informacionet e mëposhtme:
- Emër mbiemër
- Datëlindje
- Pozicioni në fushë
- Ekipi ku aktivizohet
- Kontakt personal i lojtarit (numër telefoni)
- Adresa e e-mailit personal të lojtarit
- Adresa e saktë e e-mailit e klubit
- Uebi zyrtar i klubit
Aplikimet dhe të dhënat që do të vijnë me e-mail do të mblidhen dhe analizohen nga skautët e Federatës Shqiptare të Futbollit në SHBA, së bashku me stafin teknik të FSHF-së. Lojtarët e përzgjedhur për të qenë pjesë e këtyre seleksionimeve do të lajmërohen nga Departamenti i Ekipeve Kombëtare për detajet e këtij organizimi.
Poll