
Sot, Partizani do të përballet me Kukësin në kuadër të javës së 32-të të Superiores. Ky takim është mjaft i rëndësishëm për sa i përket objektivit që të dy trajnerët kanë, titullin kampion. Teksa kanë mbetur më pak se 8 orë nga starti i sfidës, mësohet se biletat janë shitur me shpejtësi marramendëse.
Biletat e tribunës karshi kanë mbaruar të gjitha, ndërkohë që sipas shitësit pranë biletarisë së "Selman Stërmasit" ka mbetur pa shitur ende biletat e rreth 20 për qind e të gjithë stadiumit, përfshirë dhe tribunën D1, portat e së cilës nuk mund të hapen në bazë të kontratës së firmosur nga klubi i Partizanit me atë Tiranës.
Poll