
Vllaznia do të përballet mbrëmjen e sotme në orën 20:45 me Linfield në transfertë, ndeshje e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Conference League. Kuqezblutë kërkojnë fitoren dhe për këtë do t’ju vijnë në ndihmë edhe tifozët shkodranë që pritet të jenë në një numër të konsiderueshëm pavarësisht largësisë.
Duke parë interesin e madh, klubi ka njoftuar me një postim në rrjete sociale për çmimet e biletave që do të shiten në sajtin e Linfield.
NJOFTIM
Tifozët shkodranë që kanë planifikuar udhëtimin në Belfast, mund t'i blejnë biletat e ndeshjes nga faqja e internetit të Lindfield me çmim 10 £ për të rritur dhe 5 £ për nën 16 vjeç ose mbi 65 vjeç.
Për ato që do të blejnë bileta në tribunën veriore, hyrja do të jetë nga hyrja e rrugës Boucher në cep të tribunës së Kop-it dhe veriut. Kini parasysh se nuk lejohen pirotekniket dhe nuk mund të sillni në stadium pije alkolike por mund t'i blini ato në stadium, por nuk mund të merrni tek vendet e ndenjes gjatë ndeshjes.