Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Nuk zgjat shumë aventura e Ronaldos te Al Nassr, gati rikthimi i portugezit në “Santiago Bernabeu”

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk zgjat shumë aventura e Ronaldos te Al Nassr, gati rikthimi i portugezit

Cristiano Ronaldo u transferua te Al Nassr pas pëfundimit të Kupës së Botës. Aventura e tij në Arabinë Saudite nuk ka shkuar siç kishte imagjinuar. Sipas “El Nacional” raportohet se portugezi pas periudhës aspak pozitive që po kalon me skuadrën e tij po mendon largimin.

Ish-lojtari i Real Madrid ka kontratë të vlefshme me Al Nassr deri në vitin 2025. Megjithatë, tani duket se Real Madridi është i gatshëm t'i ofrojë Ronaldos një rol jo më si lojtar, por si ambassador.

“Florentino Perez ka garantuar se Ronaldos nuk do t’i mungojë puna në Santiago Bernabeu. Por, është e qartë se ai nuk do ta bëjë këtë si lojtar, sepse konsiderohet se cikli i tij në Madrid si futbollist është mbyllur”, thuhet nga “El Nacional”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga