
Man United pësoi një humbje të thellë 4-1 ditën e sotme në derbi nga Man City. Në sfidën e sotme, mungesa e madhe ishte ajo Cristiano Ronaldos që nuk ishte as në stol. Pas ndeshjes, trajneri i United, Ralf Rangnick u shpreh se CR7 u dëmtua të premten e për këtë arsye nuk u ftua për këtë ndeshje.
Një lajm i tillë ka bërë që të reagojnë e motra e Ronaldos, Katia Aveiro e cilia ka përgënjeshtruar këtë lajm dhe ka zbuluar se ylli portugez është lënë jashtë për arsye teknike. Siç raporti mes Ronaldos dhe trajnerit Rangnick është thyer përfundimisht dhe një gjë e tillë zbulohet nga e motra e lojtarit përmes rrjeteve sociale.
"Cristiano Ronaldo nuk është i lënduar dhe nuk është i sëmurë. Është 100% në formë. Mirëmëngjes për të gjithë ju që, si unë, jeni të trishtuar sepse Rangnick ka vendosur t'ju prishë të dielën duke e mbajtur CR7 jashtë një ndeshjeje kaq të madhe për arsye të thjeshta taktike", shkruan Katia Aveiro.