Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Nuk njeh fitore me asnjë nga grupi, Shqipëria gati të thyejë tabu në Europian (STATISTIKA)

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk njeh fitore me asnjë nga grupi, Shqipëria gati të thyejë

Shqipëria do ta ndajë grupin në Euro2024 me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë. Grupi B ku ndodhen kuqezinjtë është konsideruar dhe grupi i ferrit.

Ndeshja e parë luhet kundër Italisë në Dortmund, ndërsa Kombëtarja nuk njeh më parë fitore kundër axurrëve. Në 4 sfida, dy prej të cilave miqësore dhe dy për kualifikueset e Botërorit, janë të katërta humbje.

Sfida e dyta mbahet më 19 qershor në Hamburg, ku kundër Kroacisë do të tentohet tjetër rezultat pozitiv. Kjo përballje ballkanike do jetë për herë të parë mes skuadrave.

Ndeshjet e grupeve mbyllen me Spanjën më 24 qershor në Duseldorf. Kundër iberikëve është dhe bilanci më negativ, ku në 8 sfida të mëparshme janë të gjitha humbje. Shqipëria shkon në Gjermani për të regjistruar rezultatet e para pozitive me këto tri skuadra.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga