Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Nuk ndalet sulmuesi i Kombëtares, Arbnor MUÇOLLI shkund rrjetën në Danimarkë

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk ndalet sulmuesi i Kombëtares, Arbnor MUÇOLLI shkund rrjetën

Arbnor Muçolli sërish protagonist në Danimarkë. Lojtari i kombëtares shqiptare ka arritur të shënojë golin e parë të takimit në përballjen kundër Amager. Sulmuesi i ekipit të Veljes, në minutën e 12-të të ndeshjes realizon golin e parë.

Asisti i dhënë nga Albornoz shfrytëzohet saktë nga Muçolli që po tregon se është në formë të jashtëzakonshme në këtë sezon futbollistik. 23-vjeçari ka arritur në 4 gola të shënuar në këtë edicion, ku ka dhënë edhe 3 asiste.

Ai shihet si pjesë e rëndësishme e ekipit danez në Division 1, ndërsa është grumbulluar dhe me kombëtaren shqiptare. Kjo sfidë e sotme është e vlefshme për javën e 18-të, ku rezultatin vijon të jetë 1-0 për Veljen.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga