
Ruben Neves është një nga lojtarët që preferoi të transferohet në Arabinë Saudite, duke “braktisur”’ kështu Europën. Mesfushori portugez ëhstë rithyer të flasë për këtë kalim, ku në një intervistë për “BBC” pranoi se në Arabi ka kaluar vetëm për paratë.
Kujtojmë se para se të transferohet në shtetin arab, për të pati shfaqur interesim Newcastle. Një interesimi të tillë Neves i tha menjëherë Jo, duke pranuar milionat e arabve.
“Sigurisht që një nga arsyet kryesore pse u transferova në Arabinë Saudite janë paratë dhe këtë nuk kam përse ta fsheh. Megjithatë, tani që jam në brendësi të projektit të Al Hilal, kam kuptuar edhe ambicien e madhe për ta rritur skuadrën, e gjithashtu për të rritur futbollin në Arabi.
E di që njerëzit mendojnë se e them këtë si një justifikim, por e vërteta është ndryshe. Njerëzit nuk e kanë idenë se se shumë po përmirësohet futbolli në Arabi dhe se çfarë potenciali ka për të ardhmen ky vend.
Huazimi në janar te Neëcastle? Janë thjesht thashetheme duke qenë se bëhet fjalë për të njëjtët pronarë, por edhe sepse para transferimit te Al Hilal, kishte interes nga ana e Newcastle. Por, unë ndjehem shumë mirë tek Al Hilal, është si familja ime”, u përfundoi Neves.