Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Nuk lejuan skuadrën serbe të hynte në Kosovë, presidenti i Federatës kosovare tregon aryset

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk lejuan skuadrën serbe të hynte në Kosovë, presidenti i

Policia e Kosovës ndali ditën e sotme në kufi skuadrën e Cervena Zvedës pasi këta të fundit dot ë zhvillonin ndeshje e vlefshme për Kupën e Serbisë në territorin shqiptar. Sfida ishte programuar për t'u luajtur ditën e sotme përballë Trepçës, skuadrës nga Mitrovica Veriore, por një gjë e tillë nuk është lejuar nga autoritet kosovare që kanë kthyer mbapsht skuadrën serbe. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguer edhe presidenti I Federatës së Kosovës, Agim Ademi.

"Ne kemi qenë në dijeni për tentimin për ta zhvilluar këtë ndeshje, të cilën e kemi kundërshtuar qysh nga fillimi dhe kemi kërkuar nga autoritetet përgjegjëse në Kosovë ta përkrahin vendimin tonë për të mos e lejuar Crvena Zvezdën të hyjë në Kosovë. Ne kemi qenë gjithmonë për promovimin e sportit dhe kemi lejuar organizimin e ndeshjeve bamirëse dhe atyre miqësore, mirëpo asnjëherë nuk do ta lejojmë zhvillimin e ndeshjeve zyrtare të Serbisë në Kosovë, sepse është kundër statutit tonë dhe të UEFA-s. Për ne është e rëndësishme që të mos lejohet zhvillimi i ndeshjeve të tilla në territorin e Kosovës", u shpreh Ademi.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga