Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Nuk lejohen ende nga Qeveria, Komisioni i Disiplinës në Basketboll merr vendimin për fatet e sezonit: Kampionatet do të përfundohen në parket

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk lejohen ende nga Qeveria, Komisioni i Disiplinës në Basketboll

Federata e Basketbollit ka vendosur që sezoni të luhet në parket. Basketbolli është ndalur për shkak të pandemisë së covid-19 dhe deri më tani nuk ka marrë ende dritën jeshile nga Qeveria pasi konsiderohen me rrezikshmëri të lartë. Komisioni i Disiplinës ka vendosur të presi deri në fund duke shtytur afatin e përfundimin e kampionatit deri në ditën e përcaktuar më parë. Gjithashtu Disiplina miratoi protokollin e sigurisë për covid-19 dhe zhvillimin  e ndeshjeve të Superkupës për femra dhe meshkuj.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

1-Shtyrjen e afateve te perfundimit te kampionateve kombetare te percaktuara ne regulloren e aktiviteteve 2019-2020 deri ne diten e perfundimit te kampionateve. Menjehere pas marrjes se nje urdhri zyrtar nga qeveria per rifillimin e kampionateve kombetare.

2-Perfundimin e te gjitha kampionateve 2019-2020 ne parket sipas planifikimit te bere nga FSHB-ja.

3-zhvillimin e ndeshjeve te Superkupes se shqiperise 2019-2020 ( femra dhe meshkuj).

Datat do te percaktohen ne nje mbledhje te ardhshme te KD-se.

4-Miratimin e protokollit te sigurise nga COVID-19 per zhvillimin e aktiviteteve te basketbollit.

5-Fillimin e procedurave per zhvillimin e Asamblese statuore ne 9 korrik 2020.

Komunikimin e vazhdueshem te FSHB-se me shoqatat per rinovimin e dokumentave sipas statuteve te tyre dhe mandateve perkatese te tyre, si problem qe cenon aritjen e kuorumit ne mbledhjen e asamblese.

6-Miratimin e organizimit te liges se perbashket Shqiperi-Kosove, pa cenuar kampionatet kombetare dhe cdo veprimtari tjeter qe rrjedh nga detyrimi ligjor qe FSHB-ja ka.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga