Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

"Nuk kisha besim te vetja", Rashford: S'kërkoj falje për ngjyrën time

Shkruar nga NEWSPORT

Anglia humbi me Italinë në finalen e Europianit 2020. Pas ndeshjes, tifozët e Anglisë shkaktuan trazira teksa nuk munguan fyerjet raciste për tre lojtarët që humbën penalltitë vendimtare. Një prej tyre, Marcus Rashford ka reaguar në rrjetet sociale, duke treguar se nuk ka pse kërkon falje për ngjyrën e tij dhe se në momentin e penalltisë nuk kishte besim, teksa realizimi ishte i dobët.

"Nuk di as nga t'ia filloj dhe nuk di ta përshkruaj me fjalë sesi ndihem në këto momente. Kam pasur një sezon të vështirë, mendoj se kjo ka qenë e qartë për të gjithë dhe ndoshta kam shkuar në atë finale me mungesë besimi. Gjithmonë e kam përkrahur veten në momentin e gjuajtjes së penalltisë, por në këtë rast nuk u ndjeva mirë.

Gjatë një kohe të gjatë unë po e ruaja veten time dhe fatkeqësisht rezultati nuk ishte ai që dëshiroja. Ndjeva sikur kisha lënë shokët në baltë. Ajo penallti ishte gjithçka që më ishte kërkuar të bëja për ekipin tim. "Unë mund të shënoj penallti në gjumë, kështu që përse jo këtë?

Kjo frazë është në kokën time pa pushim, që kur kam goditur topin. Finale. 55 vite, 1 penallti. E vetmja gjë që mund të them është se më vjen keq.

Do doja të kishte shkuar ndryshe. Kjo verë ka qenë një nga grumbullimet më të mira që kam përjetuar dhe të gjithë kemi luajtur rol në këtë. Është ndërtuar një vëllazëri që nuk prishet. Suksesi i të gjithëve është suksesi im, dështimet gjithashtu.

Jam rritur në një sport ku pres të lexoj gjëra të shkruara për veten time, pavarësisht ngjyrës sime të lëkurës, vendit ku jam rritur apo së fundmi, mënyrën sesi e kaloj kohën time jashtë fushës.

Mund të pranoj kritika për paraqitjen time gjithë ditës. Penalltia ime nuk ishte e mirë duhej të kishte hyrë në rrjetë, por nuk do të kërkoj falje për atë që jam dhe nga kam ardhur.

Nuk jam ndjerë asnjëherë më krenar sesa në momentin kur kam pasur veshur "Tre Luanët" në gjoks dhe të shoh familjen time të gëzojë mes dhjetëra mijëra njerëzish", shkruan Rashford.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga