
Mauro Icardi nuk po kalon një moment aspak të mirë tek skuadra e Interit. Disa ditë më parë sulmuesit i është hequr shiriti i kapitenit, e ndërsa tashmë nuk po grumbullohet me skuadrën.
Mirëpo nuk mbaron këtu, sepse, sikurse raporton "Tuttosport", 26 vjeçari nuk është thirrur as nga Argjentina në ndeshjet që do të luajë në muajin mars ndaj Venezuelës dhe Marokut.
Ndërkoë, kujtojmë që sonte në mbrëmje, Interi rikthehet të luajë ndeshjen kthyese në Europa League përballë Rapid Vienna në "San Siro". Kujtojmë që takimi i parë ka përfunduar me rezultatin 0-1 për zikaltërit.
Poll