
Duket se te Barcelona nuk kanë fund problemet. Katalanasit prej vitesh tashmë po kalojnë një situatë delikate sa i takon “Fair-Playt” financiar.
Por sërish për të njëtin problem Barça rrezikon të përjashtohet nga Champions League. Lajmin e ka bërë të ditur gazeta e njohur gjermane “Ëelt am Sonntag”. Sipas burimit në fjalë bëhet e ditur se katalanasit kanë shkelur rregullat , që kanë të bëjnë me të ardhurat që ka pasur klubi, të cilat janë të dyshimta.
UJEFA po heton një pistë të tillë dhe pritet që të marrë një vendim sa i takon kësaj çështje. Tashmë seriozisht Barça rrezikon edhe përjashtimin nga Champions League nëse diçka e tillë konfirmohet nga UEFA. Vendimi pritet të merret deri në fund të shkurtit.