Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Nuk kam vrarë njeri me atë letër”, Kylian Mbappe pas lamtumirës nga PSG: Nuk më intereson, unë e di se ç’po bëj

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk kam vrarë njeri me atë letër”, Kylian Mbappe pas

Kylian Mbappe ishte prezent në konferencën për shtyp të Francës përpara ndeshjes me Gjibraltarin mbrëmjen e sotme. Sulmuesi foli për çështjen e fundit të letrës që ai i kishte dërguar klubit të PSG ku shprehej se nuk do të rinovonte kontratën duke i dhënë lamtumirën klubit.

“Nuk e kam dërguar letrën në kohën e grumbullimit me kombëtaren, por e kam bërë më parë. Mendoj se një letër nuk vret njeri dhe nuk e kam menduar se do ofendoj njeri duke e dërguar. Nuk i kontrolloj dot reagimet e të tjerëve dhe sinqerisht as që më intereson.

Unë nuk mendoj se duhet t'i shpjegoj asgjë askujt. Njerëzit mund të flasin dhe të kritikojnë, unë pranoj gjithçka. Ka shumë gjëra në jetë që nuk i kuptojmë sepse nuk i kemi të gjitha të dhënat në dispozicion. Por unë e di se çfarë po bëj", deklaroi Mbappe.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga