Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

"Nuk kam patur kurrë probleme në karrierën time", Adnan Januzaj kundër drejtorit të Sevillas: Akuza të pavenda

Shkruar nga NEWSPORT
"Nuk kam patur kurrë probleme në karrierën time", Adnan

Adnan Januzaj që momentalisht aktivizohet te ekipi i Sevillas në La Liga nuk po kalon një moment të mirë. Sulmuesi nuk është më pjesë e planeve të klubit spanjoll dhe këta të fundit u munduan shumë që në këtë merkato dimërore ta largojnë, por nuk ia dolën.

Teksa drejtori sportiv i andaluzinaëve, Victor Orta është shprehur se Januzaj nuk pranoi oferta nga Turqia, Franca dhe Skocia. Më tej Orta shtoi se Januzajt nuk i intereson të luajë te Sevilla, por thjeshtë të qëndrojë deri në fund të kontratës që i skadon në vitin 2026.

Nuk ka vonuar dhe sulmuesi 28-vjeçar ka reaguar në rrjetet sociale. Adnan Januzaj shprehet se Victor Orta nuk ka treguar të vërtetën, pasi nga Sevilla nuk është larguar pasi ofertat e tjera s’kanë qenë të vlefshme, jo për shkaqet që ka përmendur drejtori sportiv.

“Nisur nga deklaratat e fundit të drejtorit sportiv të Sevilla FC, Víctor Orta, në të cilat më vë në dukje dhe më akuzon me një sërë komentesh absolutisht të pavenda, deklaroj se në asnjë rast nuk kam refuzuar të largohem nga Sevilla FC.

Po, ka pasur disa oferta, por i kam refuzuar sepse nuk i kam konsideruar si destinacionet e duhura për arsye të ndryshme. Victor Orta nuk po thotë të vërtetën dhe ai e di shumë mirë se cilat kanë qenë mendimet e mia në çdo kohë. Asnjëherë, në 11-vitet e karrierës sime profesionale, nuk kam pasur ndonjë problem.

Gjatë gjithë këtyre viteve, dhe në ekipe të ndryshme, kam treguar aftësinë time dhe një respekt të thellë për çdo klub. Akuzat e Victor Orta më duken të papërshtatshme. Dua të tregoj se mund ta kthej situatën. Këtë sezon kam luajtur 300 minuta dhe shpresoj, me më shumë mundësi, të mund të ndihmoj skuadrën dhe shokët e mi”, është shprehur sulmuesi i kombëtares së Belgjikës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga