Lautaro Martinez vazhdon të jetë në qendër të merkatos së Barcelonës. Sulmuesi argjentinas kërkohet me ngulm nga katalanasit, por që për momentin kjo marrëveshje është ndalur.
Presidenti i klubit spanjoll, Josep Maria Bartomeu, në një intervistë për “TV3”, ka zbuluar kanë folur me Interin dhe janë në fazën e analizës, por nuk e përjashton mundësinë që ta blejnë përfundimisht. Gjithashtu Bartomeu foli dhe për të ardhmen e Messit e sipas tij nuk ka dyshime që kapiteni argjentinas do të qendrojë në Barcelonë.
Lautaro Martinez? “Merkatoja tjetër do të jetë shumë i veçantë. Klubet e mëdha do të kufizohen nga problemet ekonomike, por Barça është gjithmonë protagonist i tregut. Në rastin e Lautaro negociatat janë të forta për momentin, ne biseduam me Interin disa javë më parë. Ne jemi në një fazë analize “.
Messi? “Ne flasim, flasim dhe bisedojmë me Messin. Ai është futbollisti më i mirë në historinë e futbollit, ai ka shumë vite futboll për të luajtur dhe ai është në gjendje të mirë. Nuk kam dyshim se ai do të vazhdojë të luajë në Barcelonë, e ardhmja e tij si futbollistë, por edhe pas saj është këtu”, u shpreh Bartomeu.