Ilir Daja është emri më i përfolur ditët e fundit që mund të marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Trajneri që aktualisht drejton Ballkanin është lidhur ngushtë me pankinën e dardanëve, por aktualisht është në kontratë me ekipin e Ballkanit. Pikërisht për këtë situatë ka folur presidenti i klubit nga Suhareka. Presidenti,
Arsim Kabashi, presidenti i Ballkanit, në një prononcim për “lajm.net” është shprehur se Dajën mund ta lejonte të largohej vetëm nëse e kërkonte Federata e Futbollit të Kosovës.
“Trajner më të mirë se Ilir Daja nuk ka. Jemi të gatshëm ta lirojmë atë gjithmonë për Kosovën”, është shprehur shkurtimisht Kabashi.
Kujtojmë që kontrata e Ilir Dajës me ekipin e Ballkanit është e vlefshme deri në verën e vitit 2024, por nuk dihet nëse trajneri do t’i shkojë deri në fund marrëveshjes së firmosur.