Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nuk ka pushime te Tirana, pas fitores ndaj Pogradecit, Ze Maria ndan ekipin në dy skuadra

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk ka pushime te Tirana, pas fitores ndaj Pogradecit, Ze Maria ndan ekipin

Tirana me fitoren e thellë që ka arritur ndaj Pogradecit, ka mundur të rrisë ndjeshëm golavarazhin duke kaluar në avantazh të thellë me skuadrat e tjera, jo vetëm në pikë por edhe me gola të shënuar.

Edhe pse Ze Maria nuk e ka fshehur kënaqësinë e fitores ndaj liqenorëve, ka nisur punën me ekipin për ndeshjen e radhës pa dhënë pushime për skuadrën. Tirana udhëton në transfertë ndaj Naftëtarit ditën e premte, takim nga i cili trajneri brazilian kërkon me çdo çmim fitoren.

Ditën e djeshme, bardheblutë janë ndarë në dy ekipe dhe kanë zhvilluar një ndeshje mes tyre në një pjesë të vogël të fushës ku dhe janë stërvitur. Përveçse ka qenë Ze Maria ai që ka kërkuar vëmendje dhe stërvitje të mirë, kanë qenë lojtarët ata që kanë dhënë maksimumin në këtë minindeshje për të rënë në sy të trajnerit me shpresën se mund të fitojnë një vend si titullar në sfidën e radhës.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga