
Kësaj here nuk janë as thashetheme, as spekulime, as supozime, por është fakt, Wanda Nara dhe futbollisti argjentinas Mauro Icardi do të divorcohen.
Gjatë orëve të fundit në media po bën xhiro një audio në të cilën dëgjohet Nara teksa i thotë punonjëses së saj se është duke përgatitur letrat e divorcit.
"Carmen erdha në Argjentinë sepse po divorcohem nga Mauro," dëgjohet Wanda teksa i thotë punonjëses së saj, Carmen.
Në audio Carmen dhe Wanda flasin për divorcin e "çiftit më të famshëm".
"Do të qëndroj dhe disa ditë dhe më pas do të kthehem. Do të bëj kërkesë për divorc, nuk mund të duroj dot më", dëgjohet më tej bukuroshja seksi ti thotë punonjëses.
Në këtë mënyrë u vërtetuan thashethemet që qarkullonin prej ditësh. Në të vërtetë Wanda dhe Mauro janë të ndarë prej kohësh, mirëpo tani po i vendosin vulën ndarjes së tyre edhe zyrtarisht.